• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar shumëvjeçare që besoj se do të bëjë ndryshim

Trençevska: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar shumëvjeçare që besoj se do të bëjë ndryshim

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar shumëvjeçare që besoj se do të bëjë ndryshim, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në fjalimin e saj në takimin e grupit të punës për fuqizimin ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor, në organizim të UNDP-së dhe Friends of Europe.

Qëllimi i grupit të punës, siç informojnë nga MPPS, është që t'i identifikojë sfidat e grave në fushën e fuqizimit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ky është takimi i katërt radhazi i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. 

 

"Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është një temë me të cilën punoj me përkushtim nga viti 2007. Në atë kohë, ky koncept ishte krejtësisht i panjohur për mjedisin tonë shoqëror, prandaj kishte nevojë që praktikat e mira t'i marrim nga vendet e tjera dhe me punë të përkushtuar t'i vendosim ose t'i imponojmë në skenën tonë politike që të arrihet njëfarë përparimi në këtë çështje",  theksoi ministrja Trençevska.

 Ajo u përqendrua edhe në arritjet e shtetit në lidhje me çështjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në pjesën e kornizës strategjike dhe ligjore.

Trençevska në takim theksoi në zbatimin e Strategjisë së parë të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në vitin 2012 dhe theksoi se Ministria e Financave për herë të parë i ka ndryshuar udhëzimet buxhetore për vitin 2013 dhe 2014, me të cilat angazhohen tri ministri dhe Agjencia për Punësim e Republika e Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjen e programit për analizë gjinore dhe zhvillim të treguesve përkatës gjinorë për ndjekjen  e ndikimit të programeve tek gratë dhe burrat.

 

Ajo theksoi se qëllimi i hapjes së kësaj qendre është përforcimi i kapciteteve të administratës në pjeësn e barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. 

Ministrja Trençevska në fund të fjalimit të saj i dëshiroi grupit të punës diskutim të frytshëm dhe theksoi se me padurim do t'i presë konkluzionet që me siguri do të kontribuojnë në avancimin e çështjes së buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

 Foto: MPPS

 

 


 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR