• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara kontribuon për ndërtimin e shoqërisë së qytetarëve të lirë dhe të barabartë

Trençevska: Bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara kontribuon për ndërtimin e shoqërisë së qytetarëve të lirë dhe të barabartë
Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) - Ideja e drejtësisë, lirisë dhe jetës dinjitoze janë baza e punës së Qeverisë sonë dhe qëllimi thelbësor i Kornizës së bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuar, tha sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në shënimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara. Ministrat e Punës dhe Politikës Sociale theksuan se qëllimi i përbashkët i këtij partneriteti është shndërrimi i shoqërisë maqedonase në shoqëri solidariteti dhe ofrimi i mundësive të vërteta për realizimin e potencialit të plotë të çdo personi. "Garantojmë liri të plotë të grave shtatzëna për të marrë vendime për trupin e tyre gjatë vendimit për lindje, mbështetje mëmësisë, mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve dhe arsim cilësor, lehtësi në qasjen pranë tregut të punës, promovimin e të drejtave të punës përmes dialogut social, krijimin e vendeve më të mira të punës dhe dinjitet në punë", theksoi ministrja në fjalën e saj. Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është vend-anëtar i Kombeve të Bashkuara, nga momenti i parë i  anëtarësimit të saj, si shtet i pavarur i promovon parimet e Kombeve të Bashkuara dhe i përfaqëson vlerat që nënkuptojnë paqe dhe përparim për njerezit.  mb/

QËNDRONI TË LIDHUR