• e diel, 30 qershor 2024

Trençevska: Barazia gjinore është e nevojshme për vendosje të zhvillimit të qëndrueshëm në një shoqëri

Trençevska: Barazia gjinore është e nevojshme për vendosje të zhvillimit të qëndrueshëm në një shoqëri

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Barazia gjinore është e nevojshme për vendosje të zhvillimit të qëndrueshëm në një shoqëri dhe vetëm nëse dikush nga ne ka të drejta të barabarta dhe qasje të barabartë në ato të drejta të garantuara në të gjitha sferat e shoqërisë, vetëm atëherë mundemi të gjithë bashkë të ecim përpara. Por, angazhimet për arritjen e vlerave të caktuara shoqërore gjithnjë japin fryt kur bëhet fjalë për edukimin e publikut dhe ngritjen e vetëdijes për grupe të ndryshme, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në panel diskutimin e sotëm në temën "Gratë të cilat shpëtojnë jetë, ndërsa nuk kanë ilaç për diskrimimin - gra në mantelin e bardhë".

Diskutimi ishte pjesë e fushatës të cilën për herë të parë e organizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale "E zëshme dhe e guximshme".

Фото: МИА

Ajo tha se Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi nga viti 2020, të cilin e përgatiti Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, është miratuar me qëllim të sigurimit të parimit të barazisë dhe parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetarëve.

Фото: МИА

Ajo i inkurajoi të pranishmet që të jenë të zëshme dhe të guximshme dhe ta denoncojnë çdo formë të diskriminimit potencial, shqetësimit dhe përpjekjes për dhunë.

Фото: МИА

Para të pranishmëve në çështjen për çfarëro lloj forme të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësor, foli edhe Tanja Trajkovska, akushere e diplomuar. 

Фото: МИА

Gjatë kësaj ajo sqaroi se çdo grua e cila do të mbetet shtatzënë, pret që në fund të lindë fëmijë të shëndoshë, por ndonjëherë ndodh papritmas që gjërat të shkojnë keq - fëmija të lindë para kohe, pastaj të hyjë në inkubator, në makinë për frymëmarrje dhe me të gjitha gypat që hyjnë dhe dalin nga ai, prindërve të ju japë pasqrë të tmershme. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR