• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trençevska: Asnjë e drejtë e fëmijëve me aftësi të kufizuara apo me sindromën Daun nuk është shkurtuar

Trençevska: Asnjë e drejtë e fëmijëve me aftësi të kufizuara apo me sindromën Daun nuk është shkurtuar

Probishtip, 18 shtator 2023 (MIA) - Asnjë e drejtë e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk është shkurtuar, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sindromë apo diagnozë të aftësisë së kufizuar, gjegjësisht nuk janë hequr nga rregulloret në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

Ajo theksoi se Rregullorja në mënyrë shteruese rendit të gjitha diagnozat që mund të përfshihen në të drejtën për shtesë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara deri në moshën 26 vjeçare. Në të njëjtën kohë nuk fokusohet në diagnostikimin dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve me aftësi të kufizuara, por në gjithçka që mund të jetë në mbështetje për integrimin më të mirë të tyre në shoqëri...

"Nga 121 fëmijë me sindromën Daun, tetë fëmijëve u mungonte dokumentacioni i mjaftueshëm mjekësor. Fakti që ata nuk kanë marrë një shtesë të veçantë nuk do të thotë se nuk kanë marrë shërbime shtesë të ofruara nga institucionet. Në mënyrë që fëmijët të mos dëmtohen, është diskutuar me prindërit që të bëjnë një ankesë dhe të lajmërohen sërish për të bërë një vlerësim, për të plotësuar notën mjekësore dhe për të parë nëse këta fëmijë mund të marrin një ndihmë të veçantë. Asnjë fëmije me aftësi të kufizuar ose me sindromën Daun nuk i është mohuar e drejta për një shtesë të veçantë. Përkundrazi, me ndryshimet në Rregullore janë përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara të kombinuara në mënyrë që numri më i madh i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshihen, jo vetëm me të drejta materiale, shërbimet që ata marrin janë shumë më të rëndësishme për të përmirësuar funksionalitetin e tyre në shoqëri. E drejta materiale që ata marrin nuk duhet lënë pas dore, por shumë më të rëndësishme janë shërbimet e logopedit dhe defektologit që janë falas për fëmijët me nevoja të veçanta, shërbimet e një asistenti edukativ dhe personal, si dhe qëndrimi në qendra ditore, po hapim edhe shërbime të reja siç është trajtimi individual", theksoi ministrja Trençevska.

Për fëmijët me sindromën Daun në qytetin e Shkupit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka themeluar Qendrën Ditore ku marrin shërbime falas nga defektologë dhe logopedë.

"Asistentët arsimorë sigurohen përmes Ministrisë së Arsimit, asistentët personalë sigurohen përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Krahas këtyre shërbimeve, në varësi të vlerësimit të bërë nga Komisioni i Vlerësimit Funksional, atyre u lejohet të përdorin edhe një shtesë të veçantë, pra të drejtë materiale. Për ne si Ministri është e rëndësishme që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre materiale dhe më e rëndësishmja është që ata të përdorin shërbimet që kontribuojnë në funksionalizimin e tyre shumë lehtë, për t'u përfshirë në arsimin parashkollor dhe në procesin arsimor, që është integrimi në bashkësinë shoqërore", shtoi Trençevska. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR