• e hënë, 20 janar 2025

Tregtarët me vërejtje për Ligjin për praktika të padrejta tregtare, në periudhën e ardhshme do të dihet nëse diçka duhet të ndryshohet

Tregtarët me vërejtje për Ligjin për praktika të padrejta tregtare, në periudhën e ardhshme do të dihet nëse diçka duhet të ndryshohet

Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Në periudhën e ardhshme pritet punë më intensive e Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca rreth Ligjit për praktika të padrejta tregtare. Komisioni është i kompletuar dhe për gjithçka që do të konfirmohet si parregullsi në lidhje me Ligjin, ka parashikuar dispozita ligjore që duhet të zbatohen.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e obliguar për zbatimin e ligjit, ndërsa sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski, ky ligj nuk është vetëm për mbrojtjen e prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, por edhe për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. 

"Deri për Vitin e Ri nuk ishin kompletuar anëtarët të cilët janë pjesë e KMK-së. Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës zbatojmë implementimin e Ligjit. Patëm takim me KMK-në, ashtu që premtuan në periudhën e ardhshme të ketë mjaft punë intensive në kontrollimin e marrëveshjeve ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve. Për atë që do të konfirmohet si parregullsi, ka parashikuar dispozita ndëshkuese të caktuara të cilat do të zbatohen. Ky ligj nuk është vetëm për mbrojtjen e prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve, por para se gjithash për mbrojtjen e standardit të qytetarëve, sepse gjithë kjo në fund ka të bëjë me çmimin e prodhuesit përfundimtar", deklaroi Risteski gjatë vizitës në marketin "Vero" në Taftalixhe.

Risteski thotë se për herë të parë zbatohet një ligj i tillë në shtet dhe se praktika do të tregojë se cilat janë dobësitë.

"Ne së bashku me KMK-në ndjekim zbatimin e Ligjit dhe në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të shohim nëse në një të ardhme të afërt duhet të ndryshohen disa nene të caktuara", deklaroi Risteski.

Sipas tregtarëve, ka disa dispozita të ligjit për të cilat duhet të bisedohet siç janë kufizimi i marzhës së fitimit dhe kufizimi i kthimit.

"Ne kemi sugjerimet tona për disa gjëra që duhen ndryshuar, të cilat kanë sjellë vështirësi jo vetëm për ne si zinxhir shitjesh, por edhe për vetë prodhuesit dhe distributorët. Po punojmë me përfaqësues të Qeverisë dhe po analizojmë nëse ky ligj ka pasur efektet e dëshiruara. Ka disa gjëra që nuk janë përcaktuar mirë, mund të diskutohet për kufizimin e marzhit të fitimit dhe kufizimin e kthimit që funksiononte, por tani ato gjëra janë të kufizuara me ligj dhe e bëjnë të pamundur që proceset e biznesit ditore dhe mujore të zhvillohen me sukses për të dyja palët", tha drejtori i përgjithshëm i marketeve "Vero", Petar Denkovski.

Në vend për herë të parë u zbatua një Ligj i tillë i cili është përpunuar sipas shembullit të ligjit slloven, ndërsa janë shfrytëzuar edhe përvojat e Kroacisë dhe Bullgarisë si anëtare të Bashkimit Evropian.

Në lidhje me çmimet e produkteve ushqimore bazë që ishin përfshirë me shportën e Vitit të Ri që përfundoi më 15 janar, Risteski i përgënjeshtroi informatat se bëhet presion ndaj tregtarëve që të mos i rrisin çmimet.

 Ристески се надева дека овој пример на „Веро“ ќе го следат и останатите маркети, дистрибутери и производители. 

Sipas Risteskit, pikërisht nga nxitja e përgjegjësisë shoqërore, doli edhe fushata e re e zinxhirit të supermarketeve "Vero" në tre muajt e ardhshëm t'i ngrijnë çmimet e 100 produkteve bazë ushqimore dhe t'i lënë të njëjtat çmime për produktet që ishin pjesë të shportës së Vitit të Ri. Risteski shpreson se këtë shembull të "Vero"-s do ta ndjekin edhe supermarketet e tjera, distributorët dhe prodhuesit.

Edhe drejtori i përgjithshëm i supermarketeve të "Vero"-s, Petar Deanoski pohon se kanë partneritet me Qeverinë pa kurrfarë kushtëzime dhe pa nevoja që të bëhet diçka. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR