• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre vjet pasi OBSH-ја shpalli pandemi nga Kovid-19, virusi është ende i pranishëm, por me intensitet më të ulët

Tre vjet pasi OBSH-ја shpalli pandemi nga Kovid-19, virusi është ende i pranishëm, por me intensitet më të ulët

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Tre vjet më parë, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë e virusit korona pasi ai u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Vuhan në dhjetor të vitit 2019. Bota u përball me orë policore, mbajtjen e maskave mbrojtëse, kufizimet e ngjarjeve publike, testimin masiv për Kovid-19, mësimin onlajn dhe punë nga shtëpia. Përditshmëria e qytetarëve ka ndryshuar për 360 gradë. Dezinfektim në çdo hap, ndërsa virusi korona ka detyruar një pjesë të madhe të popullatës të vendosë socializimin në pauzë.

Me mbërritjen e vaksinës kundër Kovid-19, mendimi i opinionit në shtet, si kudo në botë, ishte i ndarë. Disa mezi prisnin të vaksinoheshin dhe të shkonin jashtë vendit, ku kërkohej test negativ ndaj virusit korona ose dëshmi për vaksinë të pranuar. Të tjerët, nga ana tjetër, ishin skeptikë. Sa janë të sigurta vaksinat, çfarë ka në to, cilat janë efektet anësore?

Tre vite më vonë, pasojat e pandemisë ndihen ende kudo rreth nesh. Shumëkush e kishin të vështirë t'i rikthehen "përditshmërisë normale".

Во последните 24 часа се направени 1 831 тестирања, а регистрирани се 243 нови случаи на КОВИД-19. Оздравени се 100 лица, а починати се четири пациенти, информира Министерството за здравство.

Gjashtë pacientë për momentin kurohen në Klinikën Infektive në Shkup

Virusi korona është ende i pranishëm mes nesh. Gjatë vitit 2023, përkatësisht në muajt janar, shkurt dhe mars, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë kuruar gjithsej 69 pacientë me diagnozë Kovid-19, ndërsa aktualisht janë duke vazhduar kurimin gjashtë pacientë. Në periudhën e kaluar kanë vdekur shtatë pacientë.

"Pacientët që për momentin kurohen në Klinikë kanë pasqyrë mesatarisht të rëndë klinike dhe pasqyrë të rëndë klinike", shprehen për MIA-n nga Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile.

 

Сите лица кои се позитивни или имале контакт со заболено лице имаат издадено решение за изолација. Сива зона нема. Лицата кои биле контакти со позитивно лице на Ковид 19 можеби со задоцнување

Nga aty shprehen se sipas të dhënave të arritshme, varianti i fundit i dëshmuar i Kovid-19 në shtet është nënvarianti i plasaritur i omikronit, i cili është shumë ngjitës dhe infektiv.

Rekomandimet për parandalim janë njësoj si edhe për variantet e mëparshme, respektivisht mirëmbajtjen e higjienës së duarve, shmangien e pranisë në hapësira ku ka koncentrim më të madh të njerëzve, vendosja e dorës mbi gojë gjatë teshtitjes dhe kollitjes, të gjitha këtp me qëllim të parandalimit të përhapjes së pikave fligeovite.

Mbeten në fuqi rekomandimet e dhëna gjatë pandemisë

Në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik, çdo të hënë publikohet informacion për situatën me virusin korona gjatë javës së kaluar.

"Gjatë javës së kaluar, janë testuar gjithsej 1880 materiale në laboratorët që kryejnë testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-KoV-2 (SARS-CoV-2), me një rënie prej 29,1 për qind krahasuar me javën e kaluar (n=2651), shprehen nga Instituti i Shëndetësisë Publike për MIA-n.

Nga Reparti për epidemiologji të sëmundje infektive në Institutin e Shëndetit Publik informojnë se nga data 20 shkurt të vitit 2020 deri më 5 mars të këtij viti, janë testuar gjithsej 2.230.788 materiale. Prej tyre janë zbuluar gjithsej 347.182 raste pozitive të Kovid-19 me incidencë (I)=18.302.4/100.000 dhe janë raportuar 9.668 vdekje.

- Во последните 24 часа, регистрирани се 1.269 нови случаи на КОВИД-19 од направени се 4.047 тестови, регистрирани се 14 починати лица и 848 оздравени пациенти, информира Министерството за зд

Në raport me shanset e për një lloj të ri të Kovid-19 në vendin tonë, Instituti i Shëndetit Publik thotë se duke marrë parasysh se bëhet fjalë për virusin RNK, shanset për mutacion janë më të mëdha.

"Drejtimi i mutacionit është i paparashikueshëm dhe ka të bëjë jo vetëm për vendin tonë, por në përgjithësi për të gjitha vendet ku sëmundja është e pranishme", theksuan nga Reparti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Rasti i parë me Kovid-19 në vend u konfirmua në shkurt 2020

Rasti i parë në vend u zbulua më 26 shkurt të vitit 2020 tek një grua e ardhur nga Italia. Numri i të infektuarve ka ardhur duke u rritur intensivisht që nga fillimi i marsit dhe në fund të korrikut 2020 ka arritur në 10 mijë të infektuar.

Janë vendosur një sërë masash në drejtim të parandalimit të përhapjes së virusit. U mbyllën të gjitha shkollat dhe u ndaluan shfaqjet publike. Më 13 mars, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, që janë vendosur në karantinë, ndërsapas propozimit të Qeverisë së atëhershme teknike më 18 mars është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë territorin e shtetit.

Vaksinimi në vend ka filluar më 17 shkurt të vitit 2021. Deri më 5 mars të këtij viti, janë vaksinuar gjithsej 876.031 persona me të paktën një dozë, ndërsa me dy doza janë vaksinuar gjithsej 857.128 persona.

Bllazhe Darudov

Fotografitë: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR