• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tre vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona

Tre vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona

Shkup, 23 nëntor 2024 (MIA) - Në ditën e sotme para tre viteve ndodhi aksidenti në Bullgari ku u djeg autobusi i "Besa Trans"-it. Humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë u lënduan.

Autobusi ishte pjesë e grupit të katër autobusëve të "Besa Trans"-it, të cilët ktheheshin nga udhëtimi i organizuar në Stamboll.

Dënim me një vit e tetë muaj burg mori pronari i "Besa Trans"-it, Bekim Haxhiu për falsifikim dokumentesh të cilat më pas i kanë përdorur shoferët kur kanë dalë jashtë shtetit me autobusë. U dënua edhe firma "Besa Trans" si person juridik me dënim në para prej 800.000 denarësh dhe iu ndalua marrja e lejes për transport rrugor në afat prej katër viteve nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Në Bullgari për aksidentin u zhvillua një proces gjyqësor, ndërsa faji ishte te shoferi, i cili gjithashtu humbi jetën. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR