Tre tinejxherë janë plagosur në të shtënat në Tajms Skuer në Nju-Jork
- Tre tinejxherë janë plagosur mbrëmë në të shtënat në Tajms Skuer në Nju-Jork, kumtoi sot policia.
- Post By Besnik Shuki
- 16:36, 18 korrik, 2023

Nju-Jork, 18 korrik 2023 (MIA) - Tre tinejxherë janë plagosur mbrëmë në të shtënat në Tajms Skuer në Nju-Jork, kumtoi sot policia.
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Avenusë së shtatë mbrëmë rreth orës 22:50 sipas kohës lokale.
Tinejxherët e plagosur janë të moshës mes 15 dhe 18 vjeçarë dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia është në kërkim pas sulmuesit. bsh/
Foto: MIA Arkiv