• e martë, 24 dhjetor 2024

Tre tërmete prej mbi katër ballë në afërsi të ishullit grek Kretë

Tre tërmete prej mbi katër ballë në afërsi të ishullit grek Kretë

Athinë, 7 gusht 2024 (MIA) - Tre tërmete të njëpasnjëshme me fuqi prej 4,1 ballë dhe 4,5 ballë sipas Rihterit, ishin regjistruar paradite në pjesën detare në jug të ishullit grek Kreta, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar në Athinë, dy të parët, prej 4,1 dhe 4,8 ballë ishin në periudhë prej një minuti, përderisa i fundit ishte 25 minuta më vonë. 

Deri më tani, nuk ka informacione për të lënduar ose dëme të shkaktuara materiale. 

Tërmet me fuqi prej 3,7 ballë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm ishte regjistruar edhe në Sveta Gorë me epiqendër në pjesën detare 11 kilometra në veriperëndim të Karias. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR