Tre të vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Shkup - Veles
- Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Shkup - Veles, deklaruan për MIA-n nga MPB-ja. Aksidenti është raportuar në ora 17:45 dhe ka ndodhur pasi një furgon është përmbysur në autostradën Shkup - Veles, para tunelit.
- Post By Melahat Baftija
- 20:46, 16 tetor, 2024
Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Shkup - Veles, deklaruan për MIA-n nga MPB-ja. Aksidenti është raportuar në ora 17:45 dhe ka ndodhur pasi një furgon është përmbysur në autostradën Shkup - Veles, para tunelit.
"Deri më tani është konstatiuar vdekja tek tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për dhënie të ndihmës. Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik, kanë thënë për MIA-n nga MPB-ja.
Sipas LAMM-së, për shkak të aksidentit janë bllokuar të dy korsitë e autostradës Shkup - Veles. Qarkullimi është ndërprerë që nga ora 17:45 dhe është devijuar në rrugë Petrovec - Veles (përgjatë rrugës së vjetër), Milladinovci - Shën Nikollë - Veles - Shtip. mb/
Foto: MIA