• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tre të vdekur dhe 12 të plagosur në një sulm vetëvrasës në jug të Afganistanit

Tre të vdekur dhe 12 të plagosur në një sulm vetëvrasës në jug të Afganistanit

Kabul, 21 mars 2024 (MIA) - Tre persona humbën jetën, ndërsa 12 janë plagosur në një sulm vetëvrasës para një banke në qytetin Kandahar, strehë e talebanëve në Afganistanin jugor, deklaroi zëdhënësi i provincës.

"Sot në mëngjes ka pasur një sulm vetëvrasës para një banke në Kabul, tre persona humbën jetën, ndërsa 12 janë plagosur. Viktimat janë civilë", deklaroi Inamula Samangani, shefe e Departamentit për Informacione dhe Kulturë në provincën Kandahar. 

Cak i sulmit, siç shtoi, ishin njerëz të cilët kanë ardhur që t'i marrin pagat në bankë. Sulmi ka ndodhur në orën 8:00 sipas kohës lokale në qendrën e një qyteti të madh në jug të Afganistanit, përderisa vendi mysliman është në muajin Ramazan. 

Autoritetet talebane shpejtë e rrethuan zonën dhe ua ndaluan gazetarëve të fotografojnë dhe xhirojnë, siç këtë e bëjnë zakonisht. 

Personat e sigurisë dhe zjarrfikësit shpejtë e pastruan zonën nga sulmi ku shiheshin gjurmë të gjakut, rroba dhe mbetje. 

Numri i sulmeve me bomba dhe sulmeve vetëvrasëse në Afganistan dukshëm u ul pasi talebanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021 dhe është relativisht i sigurt. 

Megjithatë, grupe të shumta të armatosura, veçanërisht xhihadistët e Shtetit Islamik, ende përfaqësojnë kërcënim. 

Që nga fillimi i Ramazanit para dy javëve në Afganistan ishin regjistruar shpërthime të shumta, por talebanët konfirmuan vetëm disa. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR