Tre të plagosur në një sulm me tren në Pakistan, plagoset edhe makinisti
- Të paktën tre persona janë plagosur sot në një sulm në një tren në Pakistan, mes të cilëve edhe makinisti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:01, 11 mars, 2025

Islamabad, 11 mars 2025 (MIA) - Të paktën tre persona janë plagosur sot në një sulm në një tren në Pakistan, mes të cilëve edhe makinisti.
Sulmi ka ndodhur pranë një stacioni hekurudhor në qytetin pakistanez Dadar, kur sulmuesit hapën zjarr në trenin "Xhafar Ekspres, njoftoi televizioni pakistanez Sama.
Sipas raporteve fillestare, treni ishte në lëvizje kur ka ndodhur sulmi.
Foto: Arkivi i MIA-s