• e martë, 26 nëntor 2024

Tre raste të reja me kollën e mirë në vend, gjithsej 15 prej fillimit të vitit

Tre raste të reja me kollën e mirë në vend, gjithsej 15 prej fillimit të vitit

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Tre raste të reja të kollës së mirë janë regjistruar në shtet, me çka numri u rrit në gjithsej 15 prej fillimit të vitit.

Mjekja Kristina Stavridis, epidemiologe nga Instituti për shëndet publik, për MIA-n deklaroi se përmes sistemit për ndjekje të sëmundjeve ngjitëse, janë evidentuar gjithsej 15 raste prej fillimit të vitit.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir mexhiti, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, paraprakisht sot tha se do t'ua lë profesionistëve të vendosin se çfarë masa do të ndërmerren më tutje lidhur me kollën e mirë.

"Nuk jam ai që kërkon, unë këshillohem me të gjithë. Në mbledhje të Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtohet gjendja. Atje ka profesionsitë të dalluar, unë jam neurolog. Do t'ua lë profeisonistëve të cilët janë në atë komision, të vendoset se çka më tutje. por, ajo që premtoj dhe që kam pohuar deri më tnai. gjendja është nën kontroll dhe ne i mbikëqyrim të gjitha gjendjet në shëndetësi, jo vetëm për sëmundjet ngjitëse. Tashmë jemi muaji shkurt, do t'u vijë fundi edhe këtyre viruseve dhe gjendjeve të tjera që e përkeqësojnë shëndetin e pacientëve", tha Mexhiti, i pyetur nëse nesër do të kërkojë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse të shpallet epidemi në Shkup.

Kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski, muajin e kalaur në deklaratë për MIA-n tha se nga fundi i shkurtit pritet piku i gripit dhe viruseve të tjera të ngjashme. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR