Tre policë janë plagosur, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë protestës pro palestineze në Londër
- Tre policë janë lënduar, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë kohës së protestës së mbrëmshme pro palestineze në Londër, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 09:21, 29 maj, 2024
Londër, 29 maj 2024 (MIA) - Tre policë janë lënduar, ndërsa 40 persona janë arrestuar gjatë kohës së protestës së mbrëmshme pro palestineze në Londër, njoftoi DPA.
Protesta, e organizuar nga disa organizata, duke përfshirë Grupin e Solidaritetit të Palestinës, filloi rreth orës 18:00 sipas orës lokale dhe duheshte të përfundonte në orën 20:00, kumtoi policia.
Shumica e rreth 10.000 njerëzve të mbledhur u larguan nga sheshi para Pallatit Vajtholl pa incidente. Megjithatë, ka mbetur një grup prej rreth 500 persona, ndërsa policia arrestoi disa për t'i shpërndarë. rq/fc/
Foto: Arkivi i MIA-s