• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tre persona të lënduar në sulmin rus ndaj Harkovit

Tre persona të lënduar në sulmin rus ndaj Harkovit

Harkov, 4 maj 2024 (MIA) - Mbetje nga dronë rusë të rrëzuar goditën caqet civile në Harkov, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës herët në mëngjes me çka janë plagosur tre persona dhe shkaktuan zjarr në një pjesë të ndërtesës.

Guvernatori i rajonit Oleh Sinehubov në Telegram informoi se fëmija 13-vjeçar dhe një grua janë të shtruar në spital. Një tjetër grua është trajtuar në vendngjarje.

Shërbimet e urgjencës po e vënë zjarrin nën kontroll, shton ai. rq/

Foto: Telegram

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR