• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tre persona humbën jetën në sulmet ruse në Zaporozhje

Tre persona humbën jetën në sulmet ruse në Zaporozhje

Кiev, 8 prill 2024 (MIA) - Тre persona janë vrarë gjatë sulmeve ruse me bomba në rajonin Zaporozhje në jug të Ukrainës, kumtuan sot autoritetet lokale.

"Tre persona janë vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur", informoi në mediat sociale Ivan Federov, kryetar i të drejtave rajonale në Zaporozhje. 

Ai shtoi se në 24 orët e fundit forcat ruse kanë kryer sulme "357 herë" ndaj tetë vendeve të banuara në rajon.

Autoritetet ruse dje kumtuan se një dron ukrainas kishte sulmuar territorin e termocentralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje i cili ishte pjesërisht i pushtuar veçmë dy vite dhe se pajisja kishte shpërthyer mbi një nga reaktorët. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR