• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tre persona e humbën jetën në aksidentin në autostradën Tetovë- Shkup

Tre persona e humbën jetën në aksidentin në autostradën Tetovë- Shkup

Tetovë, 31 korrik 2025 (MIA) – Tre persona e kanë humbur jetën rreth orës 16 në autostradën Tetovë – Shkup. Sipas informacioneve fillestare nga SPB Tetovë, ka pasur përplasje midis një automjeti "Opel" me targa të Tetovës dhe një autobusi.

"Dy persona, një burrë dhe një grua vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një grua vdiq në Spitalin klinik në Tetovë ku poashtu është dërguar një fëmijë i lënduar me qëllim t’i ofrohet ndihmë mjekësore", thuhet në informacionin fillestar të SPB Tetovë.

Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Nga SPB Tetovë informacione më të hollësishme kanë paralajmëruar pasi të dokumentohet rasti.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR