Tre kandidatë për kryetar të Eurogrupit
- Kryetari aktual i Eurogrupit, ministri irlandez i financave Paskal Donahju, homologu i tij lituanez Rimantas Shaxhius dhe ministri spanjoll i ekonomisë, tregtisë dhe biznesit Karlos Kuerpo janë kandidatët për kryetar të trupit të ministrave të financave nga vendet anëtare të Eurozonës në mandatin e ardhshëm, kumtoi sot Këshilli i BE-së.
- Post By Sara Ademi
- 16:10, 27 qershor, 2025
Bruksel, 27 qershor 2025 (MIA) - Kryetari aktual i Eurogrupit, ministri irlandez i financave Paskal Donahju, homologu i tij lituanez Rimantas Shaxhius dhe ministri spanjoll i ekonomisë, tregtisë dhe biznesit Karlos Kuerpo janë kandidatët për kryetar të trupit të ministrave të financave nga vendet anëtare të Eurozonës në mandatin e ardhshëm, kumtoi sot Këshilli i BE-së.
Zgjedhja për kryetar të Eurogrupit do të bëhet në takimin e ardhshëm të trupit të caktuar më 7 korrik. Mandati aktual i kryetarit Donahju skadon më 13 korrik.
Sipas Protokollit 14 të Marrëveshjes për Eurogrupin, kryetari zgjidhet me një shumicë absolute të votave të 20-të ministrave anëtare, përkatësisht me të paktën 11 vota. Nëse në rrethin e parë të votimit asnjë kandidat nuk merr të paktën 11 vota, ata do të informohen veçmas për numrin e votave të fituara, pas së cilës u lihet mundësi për tërheqjen e kandidaturës së tyre.
Votimi përsëritet nëse një kandidat nuk merr vota të mjaftueshme përt 'u zgjidhur.
Kandidati për kryetar të Eurogrupit mund të jetë secili nga ministrat e vendeve anëtare të Eurozonës në kompetencë të së cilës është resori i financave. Kryetari i Eurogrupit zgjidhet për një mandat prej dy vjet e gjysmë me të drejtë të rizgjedhjes. sa/
Foto: MIA