• e premte, 05 dhjetor 2025

Tre dënime me burg, një me kusht dhe një aktvendim lirues për shkatërrimin e pajisjes për përgjim

Tre dënime me burg, një me kusht dhe një aktvendim lirues për shkatërrimin e pajisjes për përgjim

Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Gjykata penale sot e kumtoi aktvendimin për lëndën "Fortesa", pjesën nga lënda për përgjimin masiv të PSP-së "Target-Fortesa" që nuk u vjetërua me ndryshimet e Kodit penal. Për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit, lidhur me shkatërrimin e sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, Gjykata sot i shpalli fajtorë të akuzuarit Toni Jakimovski dhe Valentina Simonovska, të cilët ishin të pranishëm në gjykatë, si dhe Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, ish-zbulues të cilët ikën në Greqi, të cilët u gjykuan në mungesë.

Për veprat keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe falsifikim të deokumentit, i akuzuari Toni Jakimovski u dënua me një dënim të vetëm me burg prej tre viteve, në të cilin llogaritet edhe paraburgimi, i akuzuari Goran Grujevski me një dënimtë vetëm prej 14 viteve e gjashtë muajve dhe i akuzuari Nikolla Boshkoski me një dënim të vetëm prej nëntë viteve e dhjetë muajve.

E akuzuara Valentina Simonovska, mori dënim me kusht - dënim me burg prej dy viteve, nëse në periudhë prej pesë viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

Ata janë fajtorë për shkatërrim të sistemeve për ndjekje të komunikimeve Verind dhe Najs trak në mbeturinat "Bubo metalika" në Shkup në vitin 2015. Pjesët e pajisjes së shkatërruar, më pas ishin dërguar në "Eko cirko", me qëllim të mbulimit të gjurmëve. Me këtë, i kanë shkatërruar dëm shtetit në vlerë prej 1 milion e 418 mijë eurove.

Ish-ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankullovska lirohet nga akuza, sepse prokuroria gjatë gjykimit nuk e ka dëshmuar veprën për të cilën ngarkohet.

Gjykatësi Ilia Tërpkov, në fillim porositi se rasti Target-Fortesa është rasti më i madh me përgjim të paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve të cilët  me atë ishun pmbajtur peng, ndërkaq me atë edhe vetë shteti dhe e tërë jeta shoqërore.

"Nuk është dashur të lejohet vjetërimi i pjesës së prëgjimit në këtë lëndë. Por, ndodhi ndërhyrje në gjyqësi me ndryshimet e Kodit penal dhe kjo ndodhi. Kjo lëndë akoma ka mundësi, së paku pjesërisht ta përmbushë drejtësinë në pjesën e asgjësimit të pajisjes", deklaroi gjykatësi Tërpkov.

Gjykatësi Tërpkov, theksoi se të akuzuarit gjatë gjykimit janë sjellë në mënyrë korrekte, por se përshtypja e tij është se dinë shumë për përgjimin, por, siç tha, "nuk duan të flasin për të".

Gjykata në tetor 2023 solli vendim për ndalim të procedurës penale për veprat - bashkim kriminel dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim në rastin "Target-Fortesa" për të akzuuarit Goran Gruevskik, Sasho Mijallkov, Nadica Nikoliq, Vlladimir Varelov, marijan Shumulikoski dhe Vasil Isakovski për shkak të vjetërimit të lëndës.

Me këtë vjetërohen veprat penale për përgjim të paligjshëm për lëndën, ndërsa në gjykatë mbetën të akuzuarit që janë prëfshirë me pjesën për shkatërrimin e pajisjes, përkatësisht pjesa "Fortesa".

Rasti me përgjimin ilegal "Target-Fortesa" filloi në qershor të vitit 2017. Në këtë lëndë, me aktakuzë u përfshinë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DDSK, Nikolla Boshkoski, të cilët ndodhen në arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov bga DSK dhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme ishin përgjuar 4.286 numra të telefonit për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR