Tre automjete janë përplasur në magjistralen Gostivar - Kërçovë
- Një aksident komunikacioni që ka ndodhur rreth mesditës në rrugën kryesore Gostivar - Kërçovë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Sipas informacioneve të SPB Tetovë, policia gjatë kontrollit në mënyrë të alternuar ka lënë automjetet të kalojnë në të dy drejtimet.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:57, 27 nëntor, 2024

Gostivar, 27 nëntor 2024 (MIA) - Një aksident komunikacioni që ka ndodhur rreth mesditës në rrugën kryesore Gostivar - Kërçovë ka shkaktuar vështirësi në qarkullim. Sipas informacioneve të SPB Tetovë, policia gjatë kontrollit në mënyrë të alternuar ka lënë automjetet të kalojnë në të dy drejtimet.
Sipas Fatmir Rexhepit zëdhënës i SPB Tetovë sot në orën 12:20 në rrugën magjistrale Gostivar - Strazhë në dalje nga Gostivari ka ndodhur një aksident komunikacioni mes makinës "Pasat" me targa nga Makedonski Brodi të drejtuar nga S.S. nga Tetova, një automjet mallrash "Mercedes" me targa të Gostivarit të drejtuar nga E.B. nga Gostivari dhe një automjet "Mercedes" me targa të Strugës të drejtuar nga A.K. nga Struga.
Në aksident lëndime të lehta ka pësuar shoferi i automjetit "Mercedes" A.K. nga Struga, të cilat janë konstatuar në qendrën mjekësore në Gostivar. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është bërë nga ekipi i DPB Gostivar, deklaroi për MIA-n zëdhënësi Rexhepi.
Foto: Arkivi i MIA-s