• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tre ambasadorë do t'i prezantojnë platformat para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme

Tre ambasadorë do t'i prezantojnë platformat para Komisionit kuvendor  për politikë të jashtme

Shkup, 2 mars 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t'i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.

Siç informon pres shërbimi kuvendor për shtyp, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër.

Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni kuvendor  janë edhe dy pika - Propozimi-ligji  për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji  për ratifikimin e Protokollit 16 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR