• e martë, 24 dhjetor 2024

Transportuesit privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, presin të fillojnë me punë prej 20 marsit

Transportuesit privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, presin të fillojnë me punë prej 20 marsit

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Përfundimisht kemi marrëveshje me Qytetin e Shkupit, i dakordua ]m të gjitha hollësitë, nga pagesa e borxhit të NPQ-së prej 1,5 milion euro, deri tek lëshimi i konkurseve publike, deklaroi anëtari i transportuesve privat, Jovica Zafirovski.

Në konferencën e sotme për shtyp, Zafirovski informoi se konkurset publike për të gjitha lonjat do të publikohen të premten apo të hënën.

"Në atë konkurs publik do të paraqitemi të gjithë, nuk ka arsye të mos paraqitemi, ksuhtet na konvenojnë. Presim se deri më datën 20 të këtij muaji të fillojmë me punë", tha ai, duke sqaruar se do të ketë tre konkurse publike, përkatësisht tre pako dhe do të përfshihen të gjitha linjat, megjithatëm, me rishpërndarje të re.

Zafirovski tha se tani për tani nuk kanë nënshkruar asgjë por kjo u është prezantuar gojarisht.

Lidhur me vjetërsinë e disa autobusëve, Zafirovski tha se e tërë lista e autobusëve i është parashtruar Qytetit të Shkupit dhe se kryetarja e Qytetit ka shprehur gatishmëri t'i subvencionojë në atë pjesë.

Transportuesit privat në nëntor të vitit 2022 ndaluan të jenë pjesë e transportit publik të qytetit për shkak të borxheve që kërkuan t'u paguhen nga Qyteti i Shkupit. Nga fundi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit me mbi 300 autobusë të parkuar në udhëkryqet kyçe e bllokuan kryeqytetin. Ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë thëniet se gjoja u kanë borxh, por mbikëqyrja inpektuese tregoi se Qyteti i Shkupit nuk ka të drejtë.

Transporti publik i qytetit, ndërkohë, vazhdoi të qarkullojë vetëm me autobusët e NPQ-së, ndërsa Qyteti i Shkupit shpalli dy konkurse për transportuesit privat në të cilat nuk u paraqit asnjë kompani. ab/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR