• e hënë, 23 dhjetor 2024

Transportuesit privatë në Qytetin e Shkupit: Të bëhet një takim i zgjeruar për zgjidhjen e problemit me transportin publik urban

Transportuesit privatë në Qytetin e Shkupit: Të bëhet një takim i zgjeruar për zgjidhjen e problemit me transportin  publik urban

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Transportuesit privatë në qytetin e Shkupit "Jofi Bus", "Vestor Trans", "Rados Kompani" sot përmes një komunikate apelojnë tek autoritetet që menjëherë të bëhet një takim i zgjeruar për zgjidhjen e problemit me transportin publik urban.

"Jemi dëshmitar të gjendjes me transportin publik urban në Qytetin e Shkupi e cila po përkeqësohet nga dita në ditë. I bëjmë edhe një herë një apel publik autoriteteve që të zhvillojnë menjëherë një mbledhje të zgjeruar për të zgjidhur problemin me transportin publik urban.Transportuesit privatë kanë 200 autobusë që nuk janë plotësisht të shfrytëzuar dhe me të cilët mund të plotësojmë mungesën e autobusëve të NQP-së.

 Sipas transportuesve privatë, për të përmbushur plotësisht orarin dimëror, sipas vendimit të Këshillit për transport linjor të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, nevojiten 352 autobusë ose rezervë gjithsej 444 autobusë. Ata deklarojnë se aktualisht mungojnë 160 deri në 200 autobusë në bazë ditore.

 Nga “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Kompani” thonë se informacionet që janë publikuar në publik nuk janë të sakta, se nëse rritet çmimi për një kilometër të kaluar te transportuesit privatë, do të nënkuptojë edhe rritje të çmimit të biletës. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR