• e hënë, 23 dhjetor 2024

Transportuesit privatë kërkojnë takim me NQP për rritjen e çmimit për kilometër dhe angazhohen që autobusët e vjetër t'i zëvendësojnë me të rinj ekologjik

Transportuesit privatë kërkojnë takim me NQP për rritjen e çmimit për kilometër dhe angazhohen që autobusët e vjetër t'i zëvendësojnë me të rinj ekologjik

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) – Transportuesit privatë Jofi Bus SHPK nga transporti publik i qytetit në Shkup propozojnë që koordinatorët e grupeve të këshilltarëve, Qyteti i Shkupit ose Qeveria të caktojnë takim të zgjeruar me Ndërmarrjen Qarkulluese Publike (NQP) për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza me transportin publik të qytetit, njoftoi sot në konferencë për media përfaqësuesi i transportuesve privatë, Jofi Bus, SHPK, Jovica Zafirovski. 

“Transporti publik në qytetin e Shkupit nuk është në nivelin që duhet të jetë, prandaj ne si transportues privat vendosëm t'u propozojmë autoriteteve që të caktojnë një takim në një nivel më të lartë që të dalim nga kjo situatë. U sugjerojmë koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve, Qytetit të Shkupit, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të gjithë ekspertëve që janë në transportin publik, ne transportuesit privatë, së bashku me NQP, le të ulemi në takim të zgjeruar për të gjetur një rrugëdalje nga kjo krizë. Po bëjmë thirrje publike që ai takim të mbahet sa më shpejt që të dalim nga kjo situatë”, tha Zafirovski.

Një nga problemet me të cilët përballen transportuesit privatë, Zafirovski thotë se është çmimi për kilometër të kaluar, i cili për momentin është 70 denarë, ndërsa sipas çmimit të naftës, tha, duhet të jetë rreth 120 denarë. 

NQP, shtoi, ka borxh të mbetur ndaj Jofi Bus SHPK prej rreth 8 milionë denarë për muajt korrik, gusht dhe shtator. Zafirovski theksoi se ata, si transportues privatë, angazhohen që autobusët e tyre të vjetër joekologjikë t’i zëvendësojnë me autobusë ekologjikë. 

“Qyteti i Shkupit nuk na ka borxh, NQP na ka borxh. Nuk na është paguar fatura. Për pakon time mund të them se borxhi është rreth 8 milionë denarë dhe nuk kemi fatura për muajt korrik, gusht dhe shtator. Gjithashtu, si transportues privatë, më duhet të them se jemi të përkushtuar që të zëvendësojmë autobusët tanë të vjetër jo ekologjikë t’i zëvendësojmë me autobusë ekologjikë me ajër të kondicionuar, që është hap shumë i mirë. Nëse rritet çmimi për kilometër, ne menjëherë e fillojmë atë proces”, tha Zafirovski. fc/

Fotografia: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR