• e premte, 05 dhjetor 2025

Transporti publik urban i autobusëve në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Transporti publik urban i autobusëve në Shkup sipas itinerarit të së dielës

Shkup, 28 gusht 2025 (MIA) - Transporti publik urban në Shkup sot do të qarkullojë sipas itinerarit të së dielës për shkak të festës fetare të ShënMërisë.

NQP Shkup kumtoi se përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11а, 18а, 32, 47а, 51, 55, 55в, 56, 56а, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilët do të punojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Kujdestare do të jenë pikëpagesat dhe qendrat për personalizim në Qendrën e trasportit dhe Tregun e Gjelbër.

Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar të punës prej orës 10 deri në orën 20, me ç'rast prej orës 19 deri në orën 19:30 është udhëtimi i fundit drejt majes, ndërsa në orën 19:45 është udhëtimi i fundit nga lartë poshtë.

Njëherit, nga NQP informojnë se nga e hëna, në pajtim me Vendimin për transport e rregullt të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, transporti publik urban do të funksionojë sipas itinerarit dimëror të ditëve të javës. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR