Transporti publik në Shkup nesër sipas orarit të së dielës
- NQP Shkup njofton se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës për shkak të 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:41, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - NQP Shkup njofton se nesër transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës për shkak të 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punëtorëve.
Teleferiku do të funksionojë me orar normal pune, ndërsa zyra e biletave dhe qendra e personalizimit në Qendrën e transportit do të jenë në detyrë me orar pune nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14.
Nga nesër Teleferiku do të punojë dy orë më shumë, gjegjësisht nga ora 10 deri në orën 20.
Orari i punës është në përputhje me Vendimin e orarit të punës së Teleferikut në periudhën maj - shtator.
"Urime festa e punëtorëve 1 Maji!", thuhet në njoftimin e NQP Shkup. qa/
Foto: arkivi i MIA-s