• e hënë, 01 korrik 2024

Transporti publik me itinerar të së dielës, do të punojnë edhe pikat për shitjen e biletave

Transporti publik me itinerar të së dielës, do të punojnë edhe pikat për shitjen e biletave

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Autobusët e NQP-së "Shkup" sot, për shkak të festës fetare Rrëshaja do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, me përjashtim të linjave 11, 11A, 18A, 32, 47A, 51, 55, 55B, 56, 56A, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës.

Sipas NQP-së, sot të gjitha pikat për shitjen e biletave dhe qendrat për personalizim do të kenë orar pune të rregullt, ndërsa teleferiku në Vodno do të punojë nga ora 10 deri në 20.

Nesër autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës. Normalisht do të punojë edhe teleferiku nga ora 10 deri në 20. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR