• e martë, 24 dhjetor 2024

Transporti detar përmes Kanalit të Suezit ulet për 39 për qind pas sulmit të Huthëve

Transporti detar përmes Kanalit të Suezit ulet për 39 për qind pas sulmit të Huthëve

Gjenevë, 26 janar 2024 (MIA) - Transporti detar i mallrave përmes Kanalit të Suezit është ulur për 39 për qind në dy muajt e fundit, ndërsa sasia e ngarkesës së transportuar për 45 për qind pasi transporti u ridestinua për shkak të sulmeve nga militantët jemenas Huthë në anijet tregtare në Detin e Kuq.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për tregti dhe zhvillim (UNKTAD) kumtoi se të dielën nga 12 deri 19 janar përmes Kanalit të Suezit u transportua 82 për qind më pak ngarkesë në krahasim me fillimin e dhjetorit.

UNKTAD i cili i mbështet vendet në zhvillim në tregtinë globale, paralajmëroi se anijet e ngarkesave me distanca të gjata rrezikojnë të nxisin inflacionin, pasigurinë ushqimore dhe rritjen e emetimeve të gazrave të qelqtë.

Shefi i iogjistikës tregtare të UNKTAD, Jan Hofman, të enjten tha se efektet e kostove më të larta për transportin e mallrave do të shihen në çmimet e dyqaneve për rreth një vit.

Hofman theksoi se tre rrugë kryesore të tregtisë globale janë ndërprerë tani, duke përfshirë transportin e grurit dhe naftës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Kanalit të Panamasë për shkak të thatësirës dhe pushtimit të Huthëve. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR