• e hënë, 23 dhjetor 2024

Transparensi interneshënall: Vitin e kaluar janë zbatuar vetëm 10 për qind e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit

Transparensi interneshënall: Vitin e kaluar janë zbatuar vetëm 10 për qind e aktiviteteve për luftën kundër korrupsionit

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Vetëm 10 për qind e aktiviteteve të parapara në strategjinë kombëtare kundër korrupsionit janë realizuar në vitin 2022, sipas barometrit të korrupsionit për muajin prill të vitit 2023, të realizuar nga Transparensi Interneshënall-Maqedoni, në kuadër të projektit "Bistro-Matno".

"Vitin e kalur përfunduan vetëm 10 për qind e aktiviteteve të parapara në Strategjnë katër vjeçare për luftë kundër korrupsionit. Arsyeja për këtë realizim të ulët të strategjisë kombëtare, sipas  kryetares së parë të KSHPK-së Biljana Ivanovska janë përkushtimi i dobët i institucioneve, ndërrimet e shpeshta të ministrave, administratë partiake", thonë nga Transparensi interneshënall.

"Në pjesën e ngjarjeve të "marrjes" për prillin e këtij viti, përmendet vepra e Mijallkovit në "Titanik 2" e cila është vjetërruar, sipas Transparensi interneshënall, arsyeja është mosefikasiteti i gjyqësisë.

"Dita  e 7 prillit të vitit 2023 është data kur ndodhi vjetërsimi absolut për ndjekje penale të, Sasho Mijallkovit, ish drejtor i DSK-së, për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Kanë kaluar 10 vjet, që është dyfishi i kohës së dënimit maksimal (5 vjet) për këtë vepër, të llogaritur nga koha e kryerjes. Arsyeja e vjetërsimit është joefikasiteti i gjyqësorit. Kanë kaluar gati pesë vjet nga seanca e parë e mbajtur për këtë çështje më 24 prill të vitit 2018. Që atëherë, për një sërë arsye, çështja nuk arriti të merrte një vendim përfundimtar", thuhet në raport.

Nga Transparensi Interneshënall e theksojnë edhe raportin e Revizionit të SHA MEPSO për vitin 2021, i cili, siç thonë, është në numër të madh të parregullsive.

"Raporti i revizionit që Enti Shtetëror i Revizionit publikoi janë për raportin e revizionit të përputhshmërisë së SH.A. MEPSO për vitin 2021 dhe ndikimin e krizës energjetike në operim. ESHR shprehu një opinion jo të favorshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2021 dhe një opinion të rezervuar për pajtueshmërinë me rregulloret ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara të përputhshmërisë së SHA MEPSO për vitin 2021 dhe ndikimet e krizës energjetike në operim", thuhet në raportin e Transparensi Interneshënall.

Gjithashtu, përmendet edhe shkarkimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor, si dhe reagimi i Këshillit të Prokurorëve Publikë për qëndrimin e prokurores Lençe Ristovska.

Në pjesën e ngjarjeve "të qarta" për muajin prill të këtij viti, përmendet deklarata e prokurores Lençe Ristoska për Këshillin e Prokurorëve Publikë, si dhe kallëzimi penal kundër një punonjëse të Kadastrës e cila ka keqpërdorur pozitën zyrtare. sa/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR