• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trançevska: Nga viti 2017 deri më sot kemi hapur gjithsej 83 objekte për afër 8.000 fëmijë

Trançevska: Nga viti 2017 deri më sot kemi hapur gjithsej 83 objekte për afër 8.000 fëmijë

Kavadar, 24 nëntor 2023 (MIA) - Nga viti 2017 deri sot  kemi hapur gjithsej 83 objekte, për afër 8.000 fëmijë, deklaroi ministrja e Politikës dhe Punës Sociale Jovanka Treçevska, gjatë vizitës së sotme në objektin "Sonce" në qerdhen "Rada Poceva" në Kavadar.

"Vendet që krijojnë kujtime, që premtojnë një fëmijëri të sigurt dhe pa brenga dhe një të ardhme suksesi, janë kopshtet. Prandaj ne si Qeveri nga viti 2017 deri më sot kemi hapur gjithsej 83 objekte për afro 8.000 fëmijë. Vetëm në Komunën e Kavadarit që nga viti 2017 deri më tani kemi hapur pesë objekte të reja, me të cilat janë siguruar çerdhe për gjithsej 363 fëmijë", tha ministrja, e cila së bashku me ministrin e Transportit dhe dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski janë për vizitë pune në Kavadar.

Ajo theksoi se Qeveria, përmes investimeve kapitale të MPPS-së, vetëm në Komunën e Kavadarit ka investuar gjithsej 1.049.863 euro për aktivitete ndërtimore dhe pajisje në çerdhe.

"Sot paraditën e kaluam në objektin “Sonce” nga kopshti "Rada Poceva", i cili ka një kapacitet për 140 fëmijë. Ky objekt modern me pajisje moderne është investim i Ministrisë së Politikës dhe Punës Sociale, përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, i financuar nga Banka Botërore", ka shtuar Trençevska.

  

Ajo përkujtoi se për këtë objekt janë ndarë 50.219.379 denarë  për aktivitete ndërtimore dhe 8.515.702 denarë për furnizimin, dërgim dhe montim të pajisjes..

"Do ta citoj Maria Montesorin, "Fëmijët mësojnë nga ajo që i rrethon" dhe pikërisht ky është motivi për ne si Qeveri. Të investojmë në arsimin parashkollor dhe të bëhet sinonim për objekte, të cilat janë zgjidhjet më të mira arkitekturore, kuadër të trajnuar dhe të inkurajuar dhe fëmijë të lumtur dhe kureshtarë. Në kopshte është e ardhmja jonë - fëmijët. Prandaj vazhdojmë të investojmë në të", theksoi ministrja.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, ajo iu referua projekteve të tjera në interes për të gjithë, duke theksuar se bashkpunimi me komunat është shumë i rëndësishëm dhe se në këtë rast komuna ka dhënë kontribut duke shpronësuar tokën. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR