• e diel, 22 dhjetor 2024

Trampit i skadon afati për pagesën e 456 milionë dollarëve

Trampit i skadon afati për pagesën e 456 milionë dollarëve

Uashington, 25 mars 2024 (MIA) – Ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp sot i skadon afati që të paguajë 456,8 milionë dollarë për ankesën e aktgjykimit për mashtrim, ose në të kundërtën Nju Jorku mund t’i konfiskojë pasurinë e paluajtshme.

Gjykatësi Artur Engoron vendosi muajin e kaluar se Tramp dhe kompania e tij kanë rritë në mënyrë të paligjshme vlerën e pasurisë së tyre dhe kanë manipuluar vlerat e pronës për të marrë kredi të favorshme nga bankat dhe kushte të favorshme nga kompanitë e sigurimeve.

Me interes, Trump i detyrohet shtetit të Nju Jorkut 456.8 milionë dollarë.

Tramp akuzohet në katër raste të tjera të veçanta. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR