• e enjte, 06 mars 2025

Trampi: Zelenski të premten vjen në Shtëpinë e Bardhë në nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet

Trampi: Zelenski të premten vjen në Shtëpinë e Bardhë në nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet

Uashington, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha se presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski të premten mund të shkojë për vizitë në SHBA për ta nënshkruar marrëveshjen e rëndësishme për mineralet.

"Dëgjoj se ai (Zelenski) vjen të premten. Gjithsesi, për mua është në rregull nëse ai e dëshiron këtë. Edhe ai do të dëshironte ta nënshkruajë atë së bashku me mua. Dhe kuptoj se kjo është një punë e madhe, punë shumë e madhe", tha Trampi para gazetarëve në Dhomën Ovale", shkruan Gardijan.

Sipas informatave të mediave, Kievi dhe Uashingtoni gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje pasi SHBA hoqi dorë nga kërkesa për të marrë të gjitha të ardhurat nga nxjerrja e minerale të rralla në Ukrainë, vlera e të cilave është 500 miliardë dollarë.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Ollga Stefanishina për Ukrinform tha se bisedimet ndërmjet ekipit ukrainas dhe amerikan janë në fazën përfundimtare dhe se janë dakorduar pothuajse të gjitha detajet e rëndësishme të marrëveshjes për mineralet.

Zelenski theksoi se marrëveshja duhet të përmbajë garancione të qarta të sigurisë së SHBA-së dhe theksoi se Ukraina dëshiron të jetë një partner i barabartë, ndërsa jo një debitor. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR