• e hënë, 19 maj 2025

Trampi: Ukraina dhe Rusia në prag të një marrëveshjeje historike

Trampi: Ukraina dhe Rusia në prag të një marrëveshjeje historike

Romë, 26 prill 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha se Ukraina dhe Rusia janë pranë një marrëveshjeje historike. Me të mbërritur në Romë, ku do të marrë pjesë në funeralin e Papa Françeskut, ai deklaroi se është koha që Rusia dhe Ukraina të ulen në tryezë.

"Sapo kam zbarkuar në Romë. Një ditë e mirë për bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën. Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dy palët tani duhet të takohen në një nivel të lartë për të përfunduar punën", vuri në dukje Tramp.

Ai njoftoi në rrjetin e tij social "Truth Soushëll" (Truth Social) se "Shumica e pikave kryesore janë dakordësuar. Ndalojeni gjakderdhjen, TANI. Ne do të jemi kudo që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në dhënien FUND kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë". sa/

foto: EPA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR