Trampi udhëheq para Bajdenit në gjashtë nga shtatë shtetet "e papërcaktuara"
- Votat në shtatë shtete të "papërcaktuara" të SHBA-së ka të ngjarë të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, ku kandidatë kryesor janë presidenti Xho Bajden dhe ish presidenti Donald Tramp: Arizona, Xhorxhia, Miçigen, Nevada, Karolina Veriore, Pensilvani dhe Viskonsin.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:08, 13 maj, 2024
Uashington, 13 maj 2024 (MIA) - Votat në shtatë shtete të "papërcaktuara" të SHBA-së ka të ngjarë të vendosin rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, ku kandidatë kryesor janë presidenti Xho Bajden dhe ish presidenti Donald Tramp: Arizona, Xhorxhia, Miçigen, Nevada, Karolina Veriore, Pensilvani dhe Viskonsin.
Në anketën e realizuar së bashku nga Nju Jork Tajms, kolegji Siena dhe Fladelfia Inkvajer, thuhet se Trampi kryeson midis votuesve të regjistruar në gjashtë nga shtatë shtetet, secili përveç Viskonsinit.
Situata është paksa e ndryshme mes votuesve që nuk janë regjistruar ende për të votuar, ku Bajdeni udhëheq në Miçigen dhe shumë pak ngec në Viskonsin dhe Pensilvani. Edhe pse Bajdeni fitoi të gjitha këto shtete në zgjedhjet e vitit 2020, fitoret në Pensilvani, Miçigen dhe Viskonsin do të mjaftonin për të fituar zgjedhjet, duke përfshirë fitoret në shtetet që tradicionalisht favorizojnë kandidatët demokratë.
Rezultatet e sondazhit kanë qenë të ngjashme në zgjedhjet hipotetike mes Bajdenit, Trampit dhe kandidatit të pavarur Robert Kenedi Xhunior i cili sipas sondazhit do të fitonte 10 për qind të votave në secilin prej shteteve. qa/
Foto: arkivi i MIA-s