• e enjte, 04 dhjetor 2025

Trampi u kërcënua me "dogana të ashpra" për Rusinë nëse nuk arrihet marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trampi u kërcënua me

Uashington, 14 korrik 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp e kërcënoi Rusinë me dogana të reja, të larta nëse nuk pajtohet për marrëveshje për ndërprerje të luftës në Ukrainë në afat prej 50 ditëve. 

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë bashkë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, Trampi tha se është “shumë i pakënaqur” nga sjellja e Moskës. 

“Nëse nuk ka marrëveshje, do të vendosim dogana serioze dytësore – rreth 100 për qind”, tha Trampi. 

Trampi theksoi se SHBA-ja do të prodhojë dhe dërgojë “armë të nivelit të lartë” aleatëve të NATO-s, ndërsa pastaj aleanca do të vendosë ku ato armë janë më të nevojshme. 

“Do të prodhojmë armë të nivelit të lartë dhe do t’i dërgojmë NATO-s”, tha Trampi, duke shtuar se shpërndarja, duke përfshirë edhe dërgesat deri në Ukrainë, do të koordinohet nga vetë aleanca. 

Rute e përshkroi vendimin e Trampit si historik. “Ky është me të vërtetë një gjë e madhe”, tha Rute, duke shtuar se kjo do t’i mundësojë Ukrainës që ta ruajë mbrojtjen e saj nga Rusia. Ai theksoi se vendet evropiane do t’i mbulojnë shpenzimet për armët”, për çka Trampi shtoi: “Kjo ka kuptim të përsosur”. 

Rute konkludoi se ky model i ndërtimit të përgjegjësisë evropiane vjen si vazhdimësi e suksesit të samitit të fundit të NATO-s, duke thënë se “Evropianët tani e ndërmarrin rolin udhëheqës”. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR