Trampi shtyu ultimatumin ndaj Iranit deri nesër në orën 20 të mbrëmjes
- Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë supozohet se e shtyu ultimatumin e tij ndaj Iranit edhe për 24 orë, tani duke e vendosur "të martën në orën 20", sipas kohës lindore, që është 2:00 e mëngjesit të mërkurën sipas kohës mesdhetare evropiane, për një afat të ri përfundimtar.
- Post By Sara Ademi
- 07:57, 6 prill, 2026
Uashington, 6 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë supozohet se e shtyu ultimatumin e tij ndaj Iranit edhe për 24 orë, tani duke e vendosur "të martën në orën 20", sipas kohës lindore, që është 2:00 e mëngjesit të mërkurën sipas kohës mesdhetare evropiane, për një afat të ri përfundimtar.
"E martë, ora 20 sipas kohës lindore", shënoi Trampi në platformën e tij Truth Social.
Paraprakisht mbrëmë Trampi shrpehu bindje se SHBA ka shans të mirë sot, e hënë, të arrijë marrëveshje me Iranin, një ditë para se të skadojë ultimatumi i tij ndaj Teheranit.
"Pa marrëveshje, do të shihni se si urat dhe elektranat shemben në të gjithë vendin", tha Trampi për Foks Njuz, duke përsëritur kërcënimin e tij.
Më 26 mars, Trampi e shtyu datën e planifikuar për shkatërrimin e elektranave për dhjetë ditë, deri të hënën, 6 prill në orën 20:00.
Në intervistën e njejtë, ai tha se u garanton "imunitet", negociatorëve iranian, që ata gjoja të mos jenë objektiv i sulmeve amerikano-izraelite. sa/
Foto: Truth social