Trampi: SHBA-së nuk i duhet asgjë nga Kanadaja
- – Presidenti amerikan Donald Tramp sapo publikoi në profilin e tij në Truth Social se me padurim pret të takohet me kryeministrin kanadez Mark Karni, por përsëri i theksoi pohimet e tij se SHBA-ja i jep mbështetje të madhe Kanadasë.
- Post By Fitore Curri
- 18:38, 6 maj, 2025
Uashington, 6 maj 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sapo publikoi në profilin e tij në Truth Social se me padurim pret të takohet me kryeministrin kanadez Mark Karni, por përsëri i theksoi pohimet e tij se SHBA-ja i jep mbështetje të madhe Kanadasë.
Sipas Trampit, SHBA-së nuk i duhet “asgjë” nga Kanadaja “përveç miqësisë së tyre, të cilën shpresojmë se do ta ruajmë gjithmonë”.
“Ata, nga ana tjetër, kanë nevojë për GJITHÇKA nga ne! Kryeministri së shpejti do të mbërrijë dhe kjo, sipas gjitha gjasave, do të jetë çështje ime e vetme me rëndësi”, shton ai.
Në ndërkohë, me 25 minuta vonesë, Karni mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa takimi po vijon. fc/
Foto: Arkivi