• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi;: SHBA-ja duhet të tërhiqet nga lufta në Ukrainë

Trampi;: SHBA-ja duhet të tërhiqet nga lufta në Ukrainë

 Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Trampi deklaroi mbrëmë se SHBA-ja duhet të tërhiqet nga lufta në Ukrainë dhe se nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe presidenti Xho Bajdeni nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë.

 Biajdeni dhe Kamala na futën në luftën në Ukrainë dhe tani nuk mund të na nxjerrin. Nuk mund të na nxjerrin", tha Trampi në fjalimin e tij në Xhorxhi.

 SHBA-ja nuk ka ushtarë në Ukrainë, por siguron ndihmë ushtarake dhe humanitare në vlerë prej miliarda dollarë.

 "Mendoj se kemi ngecur në atë luftë, nëse nuk bëhem president. Do ta ndaloj. Do të negocioj dhe do të dalim. Duhet të dalim. Bajdeni thotë se 'nuk do të largohemi derisa nuk fitojmë". Çfarë ndodh nëse fitojnë", tha Trampi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR