Trampi paralajmëron se do ta emërojë bashkëpunëtoren e tij Alina Haba për këshilltare të presidentit
- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka paralajmëruar se për këshilltare do ta emërojë Alina Haba, avokate nga ekipi i avokatëve që e mbrojnë atë në rastin e akuzave për "pagesat sekrete" në Nju Jork.
- Post By Fami Bajrami
- 13:03, 9 dhjetor, 2024
Uashington, 9 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp ka paralajmëruar se për këshilltare do ta emërojë Alina Haba, avokate nga ekipi i avokatëve që e mbrojnë atë në rastin e akuzave për "pagesat sekrete" në Nju Jork.
Alina Haba (40) mbrojti Trampin në procesin e zbatuar në fillim të këtij viti, ka qenë gjithashtu zëdhënëse e tij, ndërsa që nga zgjedhjet ka qëndruar në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida, raportojnë agjencitë.
“Ajo ishte e palëkundur në lojalitetin e saj dhe e patejkalueshme në vendosmërinë e saj. Ajo qëndroi pranë meje gjatë gjykimeve të shumta, betejave ligjore dhe ditëve të panumërta të kaluara në gjykatë”, ka thënë Trampi në rrjetin social "Trut social" (Truth social).
Foto: EPA