• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi për vizitë në Skoci

Trampi për vizitë në Skoci

Londër, 25 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot do të arrijë në Skoci, në një vizitë private pesëditore në vend.

Pritet që Trampi të arrijë sonte në aeroportin Prestvik, ndërsa më pas duhet të shkojë në fushën e tij të golfit Tarnberi në Ershirin e Jugut. 

Siç transmetoi DPA, ai së shpejti pritet të shkojë në Meni në Aberdinshir për të hapur një fushë golfi me 18 vrima dedikuar nënës së tij skoceze, e cila u rrit në ishullin Luis.

Trampi do të largohet nga vendi të martën. 

Prania e tij do të rezultojë në një operacion të rëndësishëm nga policia e Skocisë dhe mijëra policë, të cilët pritet të përballen me protesta masive rreth fushave të tij të golfit dhe në qytetet skoceze.

Trampi do të pritet në aeroport nga sekretari skocez Ian Marej, ndërsa ministri premtoi t'i organizojë liderit amerikan një "mirëpritje të ngrohtë".

Gjatë vizitës, Trampi do të takohet edhe me kryeministrin Kir Starmer, ku të dy do të diskutojnë marrëveshjen tregtare midis Britanisë së Madhe dhe SHBA-së

Presidenti amerikan do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin skocez Xhon Suin. Lideri i PKS-së (Partia Kombëtare Skoceze)  më parë deklaroi se do të ketë mundësinë të inicojë një sërë çështjesh me Trampin, duke përfshirë tarifat, Gazën dhe Ukrainën. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR