• e martë, 05 nëntor 2024

Trampi nuk e përjashton mundësinë nga ndërtimi i kampeve për mbajtje të emigrantëve, nëse për herë të dytë hyn në Shtëpinë e Bardhë

Trampi nuk e përjashton mundësinë nga ndërtimi i kampeve për mbajtje të emigrantëve, nëse për herë të dytë hyn në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 30 prill 2024 (MIA) - Nëse për herë të dytë hyn në Shtëpinë e Bardhë, kandidati presidencial republkan, Donalld Tramp, nuk e përjashton mundësinë për ndërtim të kampeve për mbajtje të emigrantëve të cilët ilegalisht hyjnë në vend, lajmërojnë mediumet britanike.

Këtë pozicion të tij Tramp e orezantoi në intervistë për magazinën "Tajm". I pyetur nëse do të ndërtojë kampe të reja për vendosje të emigrantëve si pjesë e premtimit të tij parazgjedhor se do ta ndërmarrë deportimin më të madh të emigrantëve ilegal në historinë e vendit, ai tha: "Nuk do ta përjashtoja atë. Por, nuk ka aq nevojë të madhe për kampe", u përgjigj Tramp. Sipas tij, plani është emigrantët ilegal në territorin e SHBA-së sa më parë të deportohen prapa në vendet e tyre të lindjes.

"Nuk do t'i lë në SHBA. Do t'i nxjerrë nga shteti", theksoi kandidati presidencial republikan.

Mediumet britnaike transmetojnë se kalimi ilegal i kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës është tema qendrore në fushatën e Trampit kundër presidentit demokrat, Xho Bajden, i cili kandidon për mandat të dytë katërvjeçar.

Sipas anketave të mendimit publik, emigracioni është çështje kyçe për votuesit.

Tramp theksoi se do të mobilizojë personel ushtarak nga Garda nacionale që të ndihmojë në planin për deportim, por nuk e përjashtoi mundësinë për dërgim të ushtrisë aktive nga përbërja e rregullt në armatë.

"Nuk mendoj se do të ketë nevojë të bëhet kjo. Mendoj se Garda nacionale mund ta bëjë atë. Nëse ata nuk mund ta bëjnë atë, atëherë unë do ta përdori armatën", sqaroi Tramp në intervistën për "Tajm". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR