• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi njoftoi tarifa të reja të barnave, kamionëve dhe mobiljeve

Trampi njoftoi tarifa të reja të barnave, kamionëve dhe mobiljeve

Uashington, 26 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se nga 1 tetori SHBA do të vendosë 100 për qind tarifa të importit të barnave të brenduar, 25 për qind tarifa për kamionë të rëndë, 50 për qind tarifa të elementeve të kuzhinës, ndërsa për mobiljet e tapiceruara ato do të arrijnë 30 për qind.

Ai tha se tarifat e reja të kamionëve të rëndë kanë për qëllim t'i mbrojnë prodhuesit e "konkurrencës së huaj të pandershme" dhe se nga ky gjest do të kenë interes kompanitë si Peterbilt, Kenworth dhe Freightliner në pronësi të Daimler. Në kontekst të kërcënime për prodhimtarinë amerikane, Trampi shfaqi edhe shpresë për sigurinë kombëtare.

"Na duhen prodhime të forta dhe të shëndetshme financiare të kamionëve, për shumë arsye, por para se gjithash për shkak të sigurisë kombëtare", tha Trampi.

Oda ekonomike amerikane apelon të mos vendosen tarifa të reja të kamionëve, duke theksuar se pesë vendet eksportuese - Meksika, Kanadaja, Japonia, Gjermania dhe Finlanda - janë mbështetës ose partnerë të afërt të SHBA-së dhe nuk paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Meksika ëahtë eksportuesi më i madh i kamionëve të mesëm dhe të rëndë në SHBA, ndërsa tarifat mund ta godasin edhe kompaninë amë të Chrysler, Stellantis, e cila në Meksikë prodhon kamionë Ram dhe furgonë komercial. Shembull është edhe grupi suedez Volvo, i cili po ndërton fabrikë për kamionë të rëndë transportues në vlerë prej 700 milionë dollarë në Monterej, Meksikë, që duhet të fillojë me punë në vitin 2026.

Meksika, gjithashtu, është eksportuesi kryesor në botë i automjeteve për tërheqje, nga të cilat 95 për qind janë destinuar për tregun amerikan.

Në lidhje me barnat, Trampi tha se tarifa e re prej 100 për qind në çdo produkt farmaceutik të brenduar ose patentuar do të zbatohet në të gjithë importin, përveç nëse kompania nuk ka filluar ndërtimin e fabrikës në SHBA.

Më parë, Shoqata Amerikane e Prodhuesve Farmaceutikë kundërshtoi tarifat, duke vënë në dukje se 53 përqind e përbërësve me vlerë prej 85.6 miliardë dollarë të përdorur në ilaçet e konsumuara në SHBA prodhohen brenda vendit, ndërsa pjesa tjetër në Evropë dhe aleatë të tjerë amerikan.

Lidhur me tarifat e reja për kuzhina, banjo dhe disa mobilje të tjera, Trampi tha se ato janë shkaktuar nga niveli i madh i importeve që po dëmtojnë prodhuesit vendas. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR