• e shtunë, 06 korrik 2024

Trampi nga e enjtja ka fituar 7,1 milionë dollarë nga shitja e kanotiereve dhe termosave me imazhin e burgut

Trampi nga e enjtja ka fituar 7,1 milionë dollarë nga shitja e kanotiereve dhe termosave me imazhin e burgut

Uashington, 27 gusht 2023 (MIA) – Shtabi zgjedhor për fushatën presidenciale të Donald Truap kumtoi se nga e enjtja, gjegjësisht nga fotografimi i tij në burgun në Xhorxhia, janë mbledhur 7,1 milionë dollarë.

Siç theksohet nga shtabi i tij, pjesa më e madhe e parave janë mbledhur nga shitja e artikujve me foton e Trampit, si kanotiere dhe termosa.

Trampi të enjten iu dorëzua autoriteteve të burgut në Xhorxhia, por për shkak të marrëveshjes së mëparshme të avokatëve të tij me autoritetet gjyqësore, ai u lirua shpejt me kusht për të pritur gjyqin me akuzat se u përpoq të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të Gjeorgjisë 2020.

Ai përballet me tre akuza të tjera të veçanta, dy prej të cilave lidhen me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar dhe sulmi i adhuruesve të tij në Kapitol në Uashington.

Ish presidenti, i cili kandidon për një mandat tjetër, i ka mohuar akuzat dhe pretendon se çështjet gjyqësore kundër tij janë të motivuara politikisht, sepse ai po udhëheq garën për nominimin e republikanëve dhe ka një mundësi reale për një revansh me presidentin aktual Xho Bajden. ls/ 

Foto: Skrinshot nga shtabi zgjedhor i Tramp në X

 

QËNDRONI TË LIDHUR