Trampi nëshkruan urdhërin për ashpërsimin e rregullave zgjedhore në SHBA
- Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ashpërson rregullat zgjedhore të SHBA-së, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:41, 1 prill, 2026
Uashington, 1 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ashpërson rregullat zgjedhore të SHBA-së, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Urdhëri, i cili u nënshkrua mbrëmë, parashikon krijimin e listave kombëtare të personave me të drejtë vote, verifikime më të ashpra të shtetësisë së votuesve dhe rregulla të reja për votimin përmes postës.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se qëllimi i ndryshimeve është të forcohet integriteti i zgjedhjeve dhe të sigurohet që vetëm qytetarët amerikanë të votojnë, pavarësisht se revizionet e përsëritura kanë treguar një nivel jashtëzakonisht të ulët të mundësisë për mashtrime zgjedhore në SHBA.
Urdhëri i Trump parashikon që Departamenti i Sigurisë së Brendshme të krijojë lista kombëtare të qytetarëve amerikanë të konfirmuar, me qëllim lehtësimin e krahasimit me regjistrat e votuesve dhe parandalimin e votimit të rastësishëm ose të qëllimshëm nga persona që nuk janë qytetarë të SHBA-së.
Prania e një personi në këto lista nuk nënkupton të drejtë të menjëhershme vote - votuesi gjithsesi duhet të regjistrohet në shtetin e tij federal dhe të përmushë të gjitha kushtet ligjore.
Masat janë kontraverse, sepse zgjedhjet janë kompetencë e shteteve federale.
Kritikët paralajmërojnë se listat kombëtare dhe verifikimet më të ashpra mund të kufizojnë të drejtat e votuesve të regjistruar ligjërisht, ndërsa mbështetësit thonë se ato forcojnë besimin në procesin zgjedhor dhe ulin rrezikun e mashtrimeve.
Urdhëri duhet të hyjë në fuqi tashmë për zgjedhjet e mesit të mandatit të caktuara për 3 nëntor, por kritikët paralajmërojnë se kjo mund të përbëjë ndërhyrje në kompetencat e shteteve federale.
Pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020, që ende nuk e njeh, Trampi ka bërë disa herë akuza për mashtrime zgjedhore, veçanërisht për votimin përmes postës. Gjatë nënshkrimit të urdhërit, Trampi tha se kishte pasur "një fitore të trefishtë bindëse". qa/
Foto: EPA