Trampi mund t’ua heqë disa qyteteve amerikane ndeshjet e KB 2026 për shkak të problemeve me kriminalitetin
- Presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur se po shqyrton heqjen e së drejtës ndaj disa qyteteve amerikane për të qenë nikoqir të ndeshjes për Kupën e botës 2026.
- Post By Fami Bajrami
- 12:38, 15 tetor, 2025
Uashington, 15 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp bëri të ditur se po shqyrton heqjen e së drejtës ndaj disa qyteteve amerikane për të qenë nikoqir të ndeshjes për Kupën e botës 2026.
Lideri amerikan ka theksuar problemet me krimin në Boston si shembull.
"I dua njerëzit e Bostonit. E di që ndeshjet janë shitur, por keni një kryebashkiak të keq. Nëse dikush punon keq dhe mendoj se kushtet janë të pasigurta, do ta telefonoj Xhani Infantinon, shefin e FIFA-s i cili është një njeri fenomenal dhe do t'i them: 'Le ta zhvendosim këtë diku tjetër'. Dhe kjo është ajo që ai do të bëjë", tha Trampi në Shtëpinë e Bardhë.
Kupa e botës 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Foto: EPA