• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi mbajti tubim parazgjedhor në Nju Jork në të cilin aleatët e tij dhanë deklarata raciste

Trampi mbajti tubim parazgjedhor në Nju Jork në të cilin aleatët e tij dhanë deklarata raciste

Nju Jork, 28 tetor 2024 (MIA) – Kandidati republikan për president, Donald Tramp dje e udhëhoqi tubimin parazgjedhor në Medison Skuer Garden në Nju Jork, i cili filloi me një varg deklaratash vulgare dhe raciste të aleatëve të ish presidentit amerikan. 

Trampi në tubim premtoi se do ta parandalojë “pushtimin e kriminelëve të cilët vijnë në vend” nëse fiton në zgjedhjet e 5 nëntorit, duke e quajtur Harisin “personalitet me koeficient shumë të ulët të inteligjencës”

Lista e të paktën 20 folësve kyç lëvizte nga ish mundësi profesionist, Hulk Hogan deri te kryetari i Nju Jorkut, Rudi Xhuliani deri te djemtë e Trampit, Erik dhe Don Xhunior. Disa nga folësit në fillim përdorën fjalim racist dhe gjuhë të urrejtjes që ta ngrohin publikun. 

Rudi Xhuliani, ish kryetari i Nju Jorkut dhe ish avokat personal i Trampit, rrejshëm konfirmoi se Harisi ishte “në anën e terroristëve” në konfliktin izraelit-palestinez dhe se dëshironte t’i sjellë palestinezët në SHBA.

Komiku Toni Hinçklif përdori gjuhë të rreptë, duke bërë shaka se latinoamerikanët “duan të bëjnë foshnja” dhe duke e quajtur territorin amerikan të Karaibeve Porto Riko "ishulli lundrues i plehrave". Këngëtari nga Porto Riko publikoi një klip nga fjalimi i tij në profilin e tij në Instagram dhe shkroi në gjuhë spanjolle “Kështu mendojnë për ne”. 

Portorikanët janë shtetas amerikanë, por ata që jetojnë në ishull nuk mund të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në SHBA. Megjithatë, miliona portorikanë që janë shpërngulur në kontinentin e SHBA-së mund të votojnë dhe shumë prej tyre janë vendosur në shtetin e Pensilvanisë. Më herët dje, Harisi vizitoi një restorant portorikan në Filadelfia, Pensilvani për të inkurajuar njerëzit të votojnë. Ajo postoi një video në rrjetet sociale duke premtuar se do të "investojë në të ardhmen e Porto Rikos" si presidente.

Miliarderi amerikan Ilon Mask, i cili e mbështet kandidaturën për rizgjedhjen e Trampit në platformën e tij X, me pasuri të madhe dhe dhurata në të holla të cilat tashmë ngritën disa çështje juridike, ishte pritur në skenë me brohoritje “Ilon”. “Ky është lloj i energjisë pozitive siç është Amerika”, tha Mask.

Mask, për të cilin Trampi tha se do ta zgjidhte që ta udhëheqë komisionin e ri qeveritar për efikasitet, tha se buxheti federal mund të ulet për “të paktën” dy trilionë dollarë. Shpenzimet e buxhetit të SHBA-së tejkaluan 6,75 trilionë dollarë në vitin fiskal 2024, i cili përfundoi më 30 shtator. 

Tramp mori ovacione të forta në arenë për retorikën e tij të ashpër kundër emigrantëve. Ai premtoi të ndalonte qytetet – strehimore dhe do t’i referohej  Ligjit të armiqve të huaj të vitit 1798 për të dëbuar emigrantët me dosje kriminale. Në takim ai njoftoi edhe një politikë të re për lehtësimin e taksave për kujdestarët familjarë “të cilët kujdesen për një prind apo të afërm”.

Fushata e Trampit njoftoi se tubimi dje në arenën me 19.500 ulëse, i cili mund të kushtojë më shumë se një milion dollarë për qira, është shitur. Biletat ishin falas dhe sipas parimit i pari vjen i pari shërbehesh, siç ishte rasti në tubimin e Harisit në Hjuston.

Tubimi i Kamalla Harisit të premten në mbrëmje në Hjuston, të cilin e mbajti me këngëtaren Bijonse, grumbulloi rreth 30.000 njerëz, ndërsa tubimi në Atlanta rreth 20.000. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR