• e mërkurë, 29 janar 2025

Trampi konfirmoi se do të takohet me Netanjahun në Uashington "shumë shpejt"

Trampi konfirmoi se do të takohet me Netanjahun në Uashington

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp konfirmoi se në Uashington do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. 

Sajti informativ “Aksios” dje publikoi se Netanjahu javën e ardhshme do ta vizitojë kryeqytetin amerikan në bisedime me Trampin. 

Presidenti i SHBA-së konfirmoi sot se do ta presë kryeministrin izraelit. Trampi nuk precizoi se kur do të ndodhë kjo, duke u kufizuar vetëm në deklaratën se takimi do të mbahet “shumë shpejt”. 

Trampi është mbështetës i fuqishëm i Izraelit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR