• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trampi iu dorëzua autoriteteve të Xhorxhias pas akuzave për vepra penale lidhur me zgjedhjet në vitin 2020

Trampi iu dorëzua autoriteteve të Xhorxhias pas akuzave për vepra penale lidhur me zgjedhjet në vitin 2020

Uashington, 25 gusht 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp është dorëzuar mbrëmë në burg në qarkun Fulton, Xhorxhia si pjesë e gjykimit kundër tij mbi përpjekjet për vjedhje të rezultatit zgjedhor në këtë shtet federal pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Gjykatësi dhe prokurori i qarkut ranë dakord që gjykimi të fillojë më 23 tetor në proces të përshpejtuar. Tramp mbërriti me një kolonë të madhe sigurie të shërbimit sekret, paraqitja zgjati 30 minuta, sepse ai dhe prokurorët në fillim të kësaj jave ranë dakord për një kaucion prej 200.000 dollarësh. Marrëveshja përfshin ndalimin e Trampit që të frikësojë të akuzuarit e tjerë në këtë rast përfshirë edhe në mediat sociale.

Në burg, atij iu morën shenjat e gishtërinjve dhe skanimi i syve dhe i'u bë një fotografi nga policia. Por i caktuan edhe numrin e burgut #P01135809. Qarku Fulton i publikon fotot e policisë, ndërsa gjykata e Atlantës lejon që gjykimet të transmetohen në televizion.

Mësohet se ekipi i Trampit planifikon ta përdorë foton për qëllime të fushatës dhe reklamë, në kuadër të garës për kandidatin presidencial nga republikanët në të cilën Trampi është lider.

Para se të ngjitet në aeroplan për të udhëtuar përsëri në Nju Xhersi, ish presidenti amerikan dha deklaratë për gazetarët.

"Nuk kemi bërë asgjë të gabuar. Kjo është një ditë e trishtë për Amerikën", deklaroi ai. 

Trampi dhe 18 bashkëpunëtorë të tjerë, duke përfshirë Mark Medous, ish shefin e tij të kabinetit dhe avokatin personal Rudi Xhuliani akuzohen për një sërë veprimesh për orkestrimin e një skeme për të manipuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Xhorxhia nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 të cilat u fituan nga Xho Bajden.

Disa nga pikat e akuzës përfshijnë "detyrimin e një zyrtari për të kryer veprime në kundërshtim me betimin e shërbimit publik", ose "pengimin e të drejtës zgjedhore për votuesit e Xhorxhias".

Trampi deri më tani është arrestuar katër herë pas gjithsej 91 akuzave. Ai rishkruan historinë e SHBA-së, sepse asnjë ish president apo president aktual i SHBA-së nuk është arrestuar ndonjëherë, qoftë nga autoritetet federale apo shtetërore. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR