• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Trampi i dërgon letër Ajatollah Hamneit të Iranit për fillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore

Trampi i dërgon letër Ajatollah Hamneit  të Iranit për fillimin e negociatave për marrëveshjen bërthamore

 Uashington, 7 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Trampi, deklaroi se dëshiron të negociojë për një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe se sot i ka dërguar letër liderit iranian, Ajatollah Ali Hamneit, në të cilën shpreh shpresë se do të pajtohet me bisedimet.

"I theksova se shpresoj që do të negociojë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin. Mendoj se ata duan ta marrin atë letër. Opsioni i dytë është që duhet të bëjmë diçka sepse nuk mund të lejojmë një tjetër armë bërthamor"”, tha Trampi në një intervistë me rrjetin "Foks biznes". 

 Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende kërkesës për koment.

Zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Rjabkov sot bisedoi me ambasadorin iranian Kazem Xhalali për përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur situatën në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme, të raportuar nga mediat britanike.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR