Trampi e ka zgjedhur të fejuarën e djalit të tij për ambasadore në Greqi
- Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp e ka zgjedhur Kimberli Gillfolj, ish modertarore në Foks-Njuz dhe e fejuara e djalit të tij, Donald Tramp më i riu, për ambasadore të re amerikane në Greqi.
- Post By Besnik Shuki
- 08:13, 11 dhjetor, 2024
Uashington, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp e ka zgjedhur Kimberli Gillfolj, ish modertarore në Foks-Njuz dhe e fejuara e djalit të tij, Donald Tramp më i riu, për ambasadore të re amerikane në Greqi.
Gillfolj është e fejuara e Trampit më të riut nga dhjetori i vitit 2020, ndërsa Trampi në rrjetet sociale publikoi se është mike dhe aleate shumë e afërt dhe se "është në mënyrë perfekte e kualifikuar" që t'i përmirësojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Greqisë, me fokus te ato sfera, siç janë bashkëpunimi në mbrojtje, tregti dhe inovacione ekonomike.
Gillfojl nuk është funksionarja e vetme e emëruar në pozitë, që ka lidhje familjare me Trampin.
Në nëntor, Trampi i publikoi planet që ta nominojë Çarls Kushnerin, babain e dhëndrit të tij Xhared, për ambasador në Francë dhe ta nominojë Masad Boulls, vjehrrin e vajzës së tij më të re, Tifani, për këshilltare në Lindjen e Afërt.
Tramp e ka zgjedhur edhe mikun e tij shumëvjeçar Tom Barak për ambasador në Turqi. bsh/